
"Një, asnjë dhe njëqindmijë"(One, No One and One Hundred Thousand). Ky roman filozofik, të cilin autori e mbajti gjashtëmbëdhjetë vjetë në tryezën e tij të punës, shënon vitet më domethënëse të krijimtarisë pirandeliane.Ideja në kërkim të vërtetësisë, tema e madhe e tregimtarisë pirandeliane, kulmon pikërisht në aventurën e Vitanxhelo Moskardës, protagonistit kryesor i këtij romani,i cili bën pjesë në ata"... shpirtra veçanërisht inteligjentë" (...) që thyejnë iluzionet e unitetit personal dhe, ndiejnë se janë shumëformësh, një vandak me shumë iii...", siç thotë H. Hesse në temën e përfshirë te "Ujku i Stepës". "Një, asnjë dhe njëqindmijë", është me të vërtetë një vepër brilante, ku fenomeni i dëshpërimit i është besuar një humorizmi të hidhur, brejtës e shpëtimtar njëkohësisht, dhe, ku uniteti i unit, analizohet në këndvështrime të ndryshme dhe tepër origjinale.
No posts about this book yet. Be the first in the app!
Read it in the app
Highlight, save quotes, share what you read